Spiridon Ilo
Në Korçë, më 30 Shtator 1876, u lind muzikanti patriot Spiridon Ilo. Mërgoi që herët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,ku krahas punës së përditshme, ndoqi dhe studimet e larta për muzikë. Ai ishte shqiptari i parë, që ngriti një firmë për ndërtimin e pllakave të gramafonit dhe regjistroi shumë këngë patriotike dhe popullore shqiptare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare