Zef Serembe
Ditën e fundit të vitit 1901, u nda nga jeta Zef Serembe, një nga lirikët më të fuqishëm dhe më të ndjeshëm të letërsisë arbëreshe dhe shqiptare. Ai u lind në Stragari të Kozencës. Ishte nxënës i Jeronim De Radës, luftëtar për bashkimin e Italisë dhe për çlirimin e Atdheut të të parëve, Shqipërisë, nga zgjedha pesë shekullore osmane. Krijimtaria e tij letrare e pasuroi letërsinë dhe kulturën arbëreshe dhe atë mbarë shqipëtare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Janar 1828, lindi Elena Gjika, grua e ndritur e Rilindjes
-
22 Janar 1788, lindi Bajroni, poet anglez e mik i shqiptarëve
-
22 Janar 1914, Qeveria e Ismail Qemalit dha dorëheqjen
-
22 Janar 1919, Shqipëria shpallet zonë lufte nga Komanda italiane
-
22 Janar 1949, lindi Fran Camaj, gazetar shqiptar në Mal të Zi