31 Maj 1939, qyteti i lashtë i Sarandës, u pagëzua me emrin “Porti Edda”

Qeveria kolaboracioniste e Tiranës, e mbledhur më datën, 31 Maj 1939, e pagëzoi qytetin e lashtë të Sarandës, me emrin “Porti Edda”, për nder të vajzës së kreut të fashizmit italian Benito Musolini, kurse fashistin Alberto Parini, e shpalli “Qytetar të Parë Nderi të Elbasanit”. Vendimet përkatëse të botuara në Fletoren Zyrtare mbanin firmat e të gjithë anëtarëve të kabinetit Veriaci.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare