Në Palermo të Italisë Françesko Stasi Peta dhe Zef Skiroi nxorën, më 31 Mars 1887, numërin e parë të revistës mujore “Arbëri i ri”. Në faqet e saj, gjejmë emra të shquar arbëreshë, si Serembe, Krispi, Variboba, Dara, etj. Ajo botoi për herë të parë pjesë nga “Kënga e spasme e Balës”, kryevepër e Gabriel Darës së ri, përralla arbëreshe të mbledhura nga Xhentile Mandala, një studim të albanologut të famshëm Gustav Mejer për shqiptarët dhe shumë shkrime të tjera.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi