Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

31 Mars 1939, shfaqje me karakter të mirfilltë politik e nxënësve të Institutit Femnor në kinema Gloria

Po atë ditë, më 31 Mars 1939, në Kinema “Gloria”, nxënëset e Institutit Femnor të Tiranës dhanë një shfaqje me karakter të theksuar politik që drejtohej kundër fashizmit Italian dhe përkrahësve të tij në Shqipëri. Shfaqja u kthye në një manifestim patriotik brenda në kinema, ashtu dhe nëpër rrugët e qytetit. Shikuesit, artistët dhe turma që i pasoi, bërtitnin “Rroftë Shqipëria”, “Rroftë flamuri”, “Rroftë populli shqiptar”, “Jashtë të huajt”! Ishte pragu i të “Premtes së Zezë”, kur bregdeti dhe qielli shqiptar u mësy nga “Balozi i zi”, i legjendave tona të lashta.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version