Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

31 Mars 1939, u hap në bashkinë e Tiranës “Java e gruas shqiptare”

Në sallën e Bashkisë së Tiranës, më 31 Mars 1939, u hap “Java e gruas shqiptare”. Pas ceremonive të zakonshme, u improvizua ”Vatra shqiptare”, ku gratë nga i gjithë vendi qepnin dhe qëndisnin, punonin në vegjë e thurnin triko dhe çorape, pra pasqyronin punën e përditshme, vazhdimin e traditës shumëshekullore nga nënat dhe motrat tona që i shërbejnë me punën e tyre familjes dhe ekonomisë së vendit. Ishin ekspozuar dhe punëdore të ndryshme që pasqyronin traditën shekullore shqiptare. Ky ishte viti i dytë që organizohej “Java e gruas shqiptare”. Veprimtari të tilla, u zhvilluan në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version