Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

31 Mars 1991, u mbajtën zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri

Më 31 Mars të vitit 1991, u zhvilluan zgjedhjet e para demokratike për Kuvendin Popullor. Nga 250 deputetët që kishte në atë kohë Kuvendi, 67 përfaqësonin opozitën dhe ishin anëtarë të Partisë Demokratike. Një vit më vonë më 31 Mars 1992, u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme, ku fitoi Partia Demokratike. Nga 140 deputetët e Kuvendit Popullor, 92 dolën nga lista e Partisë Demokratike, 7 nga Partia Social-Demokrate, 2 nga Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe 1 deputet ishte i Partisë Republikane.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version