Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

4 Dhjetor 1912, Kuvendi i Vlorës miraton qeverinë e parë Shqiptare

Qeveria e parë shqiptare

Më 4 Dhjetor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, miratoi përbërjen e qeverisë së parë shqiptare, ku Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm ishte Ismail Qemali, zëvëndëskryeministër -Dom Nikoll Kaçorri, Ministër i Punëve të Brendshme- Mufit Libohova, Ministër i Financave- Abdi Bej Toptani, Ministër i Luftës- Mehmet Pashë Dërhalla, Ministër i Drejtësisë- Petro Poga, Ministër i Arsimit- Luigj Gurakuqi, Ministër i Punëve Botore- Mithat Frashëri, Ministër i Bujqësisë – Pandeli Çale dhe Ministër i Postëtelegrafëve Lef Nosi. Po atë ditë Kuvendi i Vlorës zgjodhi Pleqësinë apo Senatin, organ i përbërë nga 18 persona, që do ta kontrollonte veprimtarinë e Qeverisë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version