Mehmet Dërralla
Më 4 Dhjetor 1912, u krijua dhe Ushtria Shqiptare. Që nga dita e parë e krijimit të saj, ushtria kombëtare ka pasur dhe ka si detyrë të shenjtë, ruajtjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetit kombëtar. Për herë të parë në historinë shekullore të kombit tonë u krijua Ministria e Mbrojtjes (Ministria e Luftës) kryesuar nga Mehmet Pashë Dërralla dhe Shtabi i Përgjithshëm, i drejtuar nga major Ali Shefqet Shkupi. Ushtria jonë asnjëherë nuk i ka kaluar kufinjtë e atdheut, asnjëherë nuk ka cënuar lirinë e pavarësinë e vendeve dhe popujve fqinjë. Prej 4 Prillit të vitit 2009 ushtria shqiptare është pjesë e NATO-s.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare