Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

4 Janar 1887, intensifikohet veprimtaria e shoqërisë “Drita”

Dymbëdhjetë dekada të shkuara, mërgimtarët tanë në Rumani, nën drejtimin e Nikolla Naços, i ripërtërinë dhe intensifikuan veprimtarinë e shoqërisë “Drita”. Në mbledhjen e 4 Janarit 1887, u zgjodh kryesia e re dhe u miratua Statuti dhe vula. Shoqëria “Drita”, duke zbatuar programin e Rilindjes, punoi për përhapjen e shkrimit dhe të gjuhës shqipe, për forcimin e ndërgjegjes kombëtare me anë të shkollave dhe librave në gjuhën amtare si dhe me botimin dhe shpërndarjen e gazetave shqipe.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version