Në “Arligton Theater”, të Bostonit, një nga skenat më të mëdha të qytetit, mërgimtarët tanë luajtën tragjedinë e Shekspirit “Otello”, të sjellë në shqip prej Nolit. Kjo shfaqje zë një vend të veçantë, në historinë e teatrit shqiptar, sepse të gjitha rolet femërore u interpretuan nga mërgimtaret shqiptare, që ishte gjë e jashtëzakonshme për kohën dhe së dyti, sepse shfaqja u përgatit e tëra, nga Faik Konica, i cili luante edhe rolin e Dukës. Duke shkruar për këtë ngjarje, Konica theksonte: “Të luajturit e Otellos n’Arlington Theatre të Bostonit, më 4 Korrik 1923, ka qënë shumë më tepër se një lodër amatoreske: ka qënë për herë të parë në gjuhën shqipe, përfaqësimi i fortë dhe i bukur i një kryevepre tragjike “.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare