4 Maj 1997, Maks Velo hapi një ekspozitë vetjake ne Poloni

Në galerinë “Kulla e pjertë” në Torunj, më 4 Maj 1997, Maks Velo hapi një ekspozitë vetjake. Kjo ishte hera e dytë, që piktori dhe arkitekti shqiptar, ekspozonte veprat e tij në Poloni. Në hapjen e ekspozitës, merrnin pjesë autoritetet polake dhe korrespondentët e shtypit dhe të televizioneve. Artisti pati dhe një takim spontan me studentët dhe pedagogët e Universitetit “Nikolla Koperniku”. Shtypi e vlerësoi ekspozitën si një ngjarje të veçantë artistike.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare