Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

4 Mars 1937, shfaqje bamirësie por edhe emancipimi i shoqërisë “Devolli”

Shoqëria kulturore “Devolli”, më 4 Mars 1937, dha një shfaqje bamirësie për të ndihmuar të varfrit dhe të uriturit. Trupa teatrore shfaqi komeditë e Molierit “Martesa me pahir” dhe “Doktor pa dashka”. Ato u shoqëruan me pjesë të thjeshta muzikore. Shfaqja u dha në sallën e shkollës së Bilishtit dhe rolet e femrave luheshin nga vajzat devolliote, gjë që nuk ndodhte në qytetet më të mëdha të vendit.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version