Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

4 Prill 1937, u botua lista e parë me emra shqiptarë për djem e vajza, e përpiluar nga patrioti Baba Ali Tomorri

Sinjalet e para për pagëzimin e fëmijëve me emra shqiptarë, i dha shtypi i kohës. Në fletoret e asaj kohe, më 4 Prill 1937, u botua lista e parë e emrave për djem e vajza e përpiluar nga patrioti Baba Ali Tomorri. Qëllimi ishte krijimi i një tradite në këtë fushë, sikurse e kanë edhe shumë kombe të tjerë, evokimi i së kaluarës së lashtë dhe shuarja e dallimeve fetare, pra e huazimit të emrave nga turqishtja, greqishtja apo gjuhë të tjera. Në listën e emrave të botuar në ato vite, ka mjaft që tashmë kanë zënë vend në gjuhën tonë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version