Sot përkujtohet kleriku, patrioti nga Çamëria Murat Haxhi Çami, që nuk e ndau kurrë shërbimin fetar nga ai atdhetar. Murati pasi kreu Medresen e Stambollit punoi si hoxhë në Konispol. Ishte ndër nismëtarët dhe përkrahësit e flaktë të hapjes së klubit të shqipes, në vitin 1909, të çetave kryengritëse dhe të lëvizjes patriotike. Më 1916, mërgoi në Shtetet e Bashkuara. Atje bashkëpunoi me “Vatrën” dhe shtypin patriotik të mërgimtarëve shqiptarë. Ai bë nismëtar i shumë memorandumeve, letrave dhe telegrameve të protestave në mbrojtje të lirisë pavarësisë dhe tërësisë tokësore të Atdheut. Murat Çami është shquar si poet. Pas pushtimit fashist të vendit, Murati familjarisht u bashkua me Luftën Nacionalçlimtare. U nda nga jeta, më 4 Prill 1957.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 dhjetor 910, vdiq Shen Naumi.
-
23 Dhjetor 1880, “Qeveria e Përkohshme” e Prizrenit; nënpunës shqiptarë dhe armatosje
-
23 Dhjetor 1903, u lind në Korçë Naum Stralla, ekonomist e pedagog
-
23 Dhjetor 1912, Shteti Shqiptar lëshon kredencialin e parë diplomatik
-
23 Dhjetor 1919, vullnetarët e Kelmendit në luftën për të mbrojtur Shkodrën, zunë 243 robër