Filmi ”Rojet e mjegullës” të regjizorit kosovar Isa Qosja, hapi më 4 Prill 1991, Festivalin Ndërkombëtar Kinematografik që u zhvillua në Gjermani. Për shkak të interesit të madh, ai u shfaq edhe në natën e dytë, pra pati dy prezantinne, gjë që është shumë e rrallë. Ai u ble edhe për Festivalin e vitit 1992, që u zhvillua në Augsburg dhe u prezantua edhe në Festivalin Ndërkombëtar të filmave që zhvillohet në Partubice të Çekisë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare