Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

4 Prill 2009, Republika e Shqipërisë u bë anëtare e NATO-s, Aleanca e Atlantikut Verior

Më 4 prill 2009 Republika e Shqipërisë u bë anëtare e Aleancës së Atlantikut Verior, ose siç quhet shkurtimisht, NATO. Organizata ushtarake dhe politike më e madhe e ditëve tona u themelua, më 4 prill te vitit 1945 me Traktatin e Aleancës, të nënshkruar në Uashington. Fillimisht gruponte Belgjikën, Kanadanë, Danimarkën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francën, Britaninë e Madhe, Irlandën, Italinë, Luksemburgun, Norvegjinë, Holandën dhe Portugalinë. NATO ka krijuar një organizëm shumë të degëzuar, që përbëhet nga më shumë se 200 këshilla të ndryshme ushtarake, politike dhe teknike, nga komisione, komitete dhe grupe ekspertësh. Organet kryesore të saj janë Sesioni i Këshillit të NATO-s dhe Komiteti i Planifikimit të Mbrojtjes.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version