4 Qershor 1896, lindi në Shkodër Dr. Nush Bushati

Në qytetin e Shkodrës, më 4 Qershor 1896, u lind Dr. Nush Bushati. Mësimet e para i mori në vendlindje, pastaj vazhdoi Liceun e Gracit në Austri dhe u diplomua jurist, në Universitetin e Vjenës. Jeta e tij studentore, ishte e ngjeshur me veprimtari të shumta politike, publicistike dhe kulturore. Ai udhëheq shoqërinë, “Albania” dhe drejtoi redaksinë e revistës “Djalëria”. Pas diplomimit, punoi në arkivat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, për vjeljen e dokumentacionit, për Shqipërinë. Në Shqipëri, u zgjodh deputet i Shkodrës në Asamblenë Kombëtare dhe sekretar i përgjithshëm i saj. Në ato vite, ishte ndër figurat e shquara të opozitës, pjesëmarrës në Revolucionin e Qershorit, Noli e emëroi konsull të përgjithshëm të Shqipërisë në Vjenë. Pas fitores së Legalitetit, Nush Bushati, qëndroi në Vjenë dhe iu kushtua artit skenik. Më 1930, u kthye në Shqipëri dhe drejtoi Oganizatën e Rinisë Shqiptare. Pas dy vitesh, zgjidhet deputet i Dibrës. Në vitin 1935, drejtoi Ministrinë e Arsimit. Në këtë post, punoi edhe në vitet e pushtimit fashist të vendit. Para mbarimit të luftës, shkoi në Vjenë ku jetoi deri sa vdiq, në vitin 1973.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply