Vangjush Çili, hyn në brezin e ri të gjeologëve tanë. Ai u lind në Tiranë, më 4 Qershor 1969, ku mbaroi shkollën fillore dhe të mesme. Gjatë viteve 1992-1997, ndoqi studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe u diplomua inxhinier-gjeolog, Karrierën e tij e filloi në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike e Minierave. Në veprimtarinë praktike inxhinieri i ri është marrë me rilevimin gjeologjik të rajonit të Maliqit. Në vitet 2003-2004 ka kryer specializimin pasuniversitar në Shkup të Maqedonisë, për gjeologjinë e tërmeteve dhe ka marrë gradën master.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Janar 1828, lindi Elena Gjika, grua e ndritur e Rilindjes
-
22 Janar 1788, lindi Bajroni, poet anglez e mik i shqiptarëve
-
22 Janar 1914, Qeveria e Ismail Qemalit dha dorëheqjen
-
22 Janar 1919, Shqipëria shpallet zonë lufte nga Komanda italiane
-
22 Janar 1949, lindi Fran Camaj, gazetar shqiptar në Mal të Zi