Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

4 Shtator 1885, lindi kleriku dhe publicisti Vinçenc Prendushi, “Martir i Demokracisë”

Vinçens Prendushi

Në Shkodër, më 4 Shtator 1885, u lind imzot Vinçenc Prendushi, klerik, shkrimtar dhe përkthyes. U diplomua në Austri, shkrimet e para i  botoi në fletoret “Posta e Shqypnis”, “Hylli i  Dritës” dhe “Zana e Shna Ndoit”. Më 1911, botoi përmbledhjen folklorike “Visaret e Kombit” dhe më pas, “E tradhëtueshmja” dhe “Fabiola”. Lirikat e veta i  përmblodhi në vëllimin “Gjethe e lule”. Pas çlirimit , u arrestua dhe vdiq në burg, më 1949. Në vitin 1993, u shpall “Martir i  Demokracisë” dhe një vit më vonë, një shkollë në Durrës mori emrin e tij.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version