Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

4 Shtator 1922, lindi gazetari e pedagogu Findia Veizi

Radio-Tirana

Në qytetin e bukur të Himarës, më 4 Shtator 1922, u lind pedagogu dhe gazetari i  shquar Findia Veizi. Shkollën e ndoqi në vendlindje, Shkodër, Elbasan dhe u diplomua në Universitetin e Tiranës. Ai mbetet veteran i  Luftës Nacionalçlirimtare dhe pioner i  radiopërhapjes shqiptare. Menjëherë pas çlirimit, u emërua nëndrejtor i  Radio-Tiranës dhe bashkë me Petro Kitën, e ringritën institucionin e shkatërruar nga lufta dhe e bënë Shqipërinë me gojë. Zërin e saj e dëgjonin shqiptarët dhe miqtë e tyre, kudo në botë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version