Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

4 Shtator 1927, lindi Rexhep Reka, inxhinier i naftës, studiues e dekan

Ndërmarrja e naftës Patos-Marinzë

Inxhinieri i  naftës dhe Bashkëpunëtori i  vjetër Shkencor Rexhep Reka, u lind në Tiranë, më 4 Shtator 1927. Pas diplomimit në Institutin e Naftës në Moskë, filloi karrierën e tij si inxhinier e më pas kryeinxhinier në Ndërmarrjen e Nxjerrjes së Naftës në Patos, në Kuçovë e Marinzë. I suksesshëm ka qënë edhe në fushën e studimeve dhe mësimdhënies; ka drejtuar Institutin e Naftës dhe të Gazit në Kuçovë, Drejtorinë e Përgjithshme të Naftës në Fier, Drejtorinë e Naftës në Ministri dhe në Komitetin e Shkencave dhe Teknikës. Si pedagog dhe dekan ka edukuar breza të tërë inxhinierësh dhe ka përgatitur tekstet mësimore, që janë në përdorim edhe sot.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version