Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

5 Gusht 1921, Qeveria e Iliaz Vrionit kërkon nga Lidhja e Kombeve ndalimin e agresionit Jugosllav

Pas shpalljes së të ashtuquajturës “Republikë e Mirditës”, nga Gjon Markagjoni, i nxitur dhe përkrahur nga Beogradi, qeveria shqiptare u hodh në veprim, për likuidimin e lëvizjes separatiste. Në korrik-gusht u zhvilluan luftime të ashpra ndërmjet forcave qeveritare shqiptare dhe atyre të Marka Gjonit, ku kishte dhe jo pak, “vullnetarë” jugosllavë dhe bjellogardistë rusë te gjeneral Vrangelit. Më 5 Gusht 1921, qeveria e Iliaz Vrionit, tërhoqi vëmëndjen e Lidhjes së Kombeve, për ndërhyrjet ushtarake të Beogradit në Shqipëri dhe kerkoi ndalimin e agresionit.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version