Për gati 2 muaj vazhdoi Lufta e Konispolit, që filloi më 5 Gusht 1943. Për të mbrojtur kufijte e Atdheut partizanët e batalionit “Çamëria”, u përballën me forca të shumta naziste të armatosura deri në dhëmbë, që vinin nga Greqia. Në këtë betejë frontale, dhanë jeten 30 partizane shqiptarë dhe katër antifashistë italianë, të inkuadruar ne batalionin “Çamëria”. Edhe pas kaq vitesh, beteja e Konispolit përkujtohet solemnisht nga Komiteti i veteranëve të Luftës AntifashIste Nacionalçlirimtare të Sarandës dhe Bashkia e Konispolit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare