Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

5 Gusht 1945, orkestra sinfonike e Radio-Tiranës drejtuar nga Umberto Rampi dha koncert zanor-instrumental

Në sallën e Teatrit “Kosova”, më 5 Gusht 1945, orkestra sinfonike e Radio-Tiranës, nën drejtimin e dirigjentit antifashist Umberto Rampi, dha koncertin e rradhës zanor-instrumental. Merrnin pjesë solistët, Jorgjie Truja, Kristaq Antoniu dhe Mihal Ciko. Shoqëronte në piano mjeshtri italian, punonjësi i Radio-Tiranës, Mario Etore. Kjo ishte orkestra e parë Sinfonike e Radio-Tiranës, që me krijimin e Teatrit Popullor dhe më pas, të Filarmonisë së Shtetit, iu kalua atyre. Në vitin 1962, u krijua Orkestra e dytë Sinfonike e Radio-Tiranës, që është edhe sot.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version