Lufta në qafën e Agrit, që u zhvillua, më 5 Korrik 1910, ishte ndër betejat më të rëndësishme të kryengritjes antiosmane. U ndeshën rreth 500 luftëtarë kryengritës të prirë nga Mehmet Shpendi, me 3000 ushtarë të rregullt osmanë. Dy javë rresht kryengritësit thyen sulmet e vazhdueshme të këmbësorisë turke, të mbështetur edhe nga zjarri i artilerisë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare