Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

5 Mars 1578, Onufri pikturoi kishën në kalanë e Beratit

Në kishën e Shën Mërisë së Vllahernës, në kalanë e Beratit, ikonografi ynë i shquar Nikolla Onufri, pikturoi në Mars të vitit 1578, “Skenën e kungimit të apostujve”. Ajo është më e madhja dhe më interesantja, për kompozimin ndër të gjitha afresket e tjera të piktorit në këtë kishë. Në këtë kompozim apostujt janë ndarë në katër grupe, tre nga tre. Juda  me aureolë të zezë rreth kokës, largohet me shpejtësi nga kungimi. Ky afresk si dhe të gjitha punimet e tjera, që kanë mbetur nga peneli i këtij artisti të shquar, kanë vlera të mëdha artistike dhe historike, që i kalojnë kufijtë e vendit tonë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version