Sot përkujtohet Osman Haxhiu një nga udhëheqësit dhe heronjtë e Luftës së Vlorës. Veprimtaria e tij fillon me shpalljen e pavarësisë dhe krijimin e Qeverisë së Ismail Qemalit, ku mori pjesë aktive në të gjitha ngjarjet dhe zhvillimet. Është një nga figurat qëndrore të Luftës së Vlorës, anëtar i Parlamentit të parë shqiptar, pjesëmarrës i Revolucionit të Qershorit dhe veprimtar i Qeverisë së Nolit. Si kundërshtar i regjimit të Zogut, u denigrua dhe u përndoq në kohën e mbretërisë. Vdiq më 5 Mars 1937.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Janar 1828, lindi Elena Gjika, grua e ndritur e Rilindjes
-
22 Janar 1788, lindi Bajroni, poet anglez e mik i shqiptarëve
-
22 Janar 1914, Qeveria e Ismail Qemalit dha dorëheqjen
-
22 Janar 1919, Shqipëria shpallet zonë lufte nga Komanda italiane
-
22 Janar 1949, lindi Fran Camaj, gazetar shqiptar në Mal të Zi