Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

5 Prill 1921, përfunduan zgjedhjet parlamentare për Këshillin Kombëtar

Më 5 Prill 1921, përfunduan zgjedhjet për Këshillin Kombëtar, siç quhej parlamenti në atë kohë. U zgjodhën 75 deputetë. Në gjirin e Këshillit, u formua “Grupi popullor”, që përkrahte platformën politike të Kongresit të Lushnjës. Në të bëntë pjesë Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Stavro Vinjau, etj. Grupi tjetër i quajtur “Përparimtar”, që kryesohej nga Hoxhë Kadriu, shprehej kundër platformës së Kongresit të Lushnjës.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version