Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

5 Prill 1939, gazetat e Tiranës u hapën me titujt “Shqipëria me trashigimtarë”, “Skënderbeu II, lindi sot”

5 Prill 1939, vetëm dy data para zbarkimit të këmishëzinjve të Musolinit në tokën arbërore, të gjitha gazetat e vendit ishin mbushur me sihariqin e madh: “Shqipëria me trashigimtarë”, “Skënderbeu II, lindi sot në pallatin e Princeshës Sanie”, “Ngjarja më e madhe në historinë e popullit shqiptar të lirë e vetësundues”. Me emisione festive mbi lindjen e trashigimtarit mbretëror, ishin mbushur edhe programet e Radio-Tiranës. Por asnjë fletore, asnjë organ tjetër, nuk kishte asnjë fjalë të vetme për agoninë që po jetonte shteti shqiptar, asnjë fjalë nuk u fol për rrezikun që kërcënonte kombin tonë. Ishte 5 Prilli i vitit 1939, kur forcat e këmishëzinjve fashistë po bënin përgatitjet e fundit në portet përtej Adriatikut, për të sulur drejt lindjes.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version