Nikolla Jorga, historiani i shquar rumun, që ka dhënë një ndihmesë të madhe në studimin e historisë së popullit tonë, u lind më 5 Qershor 1871. Në vitet 1915- 1916, botoi disa vëllime me “Shënime dhe ekstrakte, në shërbim të historisë së kryqëzatave të shekullit të xv”, ku jepet një material i pasur dokumentar mbi luftërat antiosmane të popullit shqiptar, gjatë epokës së Skënderbeut. Pikërisht në këtë kohë zbuloi në bibliotekën Laurentiana të Firences, dokumentin e parë të gjuhës shqipe “Formulën e pagëzimit”, që i përket vitit 1462, të shkruar nga Peshkopi i Durrësit, Pal Ëngjëlli. Më 1919, botoi në frëngjisht “Historia e shkurtër e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar” dhe një studim tjetër më 1925. Vepra e albanologut rumun, paraqet interes të madh shkencor për historiografinë tonë. U vra nga forcat fashiste rumune, në vitin 1940.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare