Mjekësia shqiptare përkujton, më 5 Shkurt, përvjetorin e vdekjes të Doktorit të Shkencave Mjeksore Hajdar Vlora. Nipi i Ismail Qemalit, lindi në Stamboll. Mbaroi Liceun Perandorak Franko-Osman të Gallata Serait dhe u diplomua mjek në Universitetin e Sorbonës. Atje mbrojti dhe doktoratën. Më 1923 erdhi në Shqipëri dhe u emërua mjek bashkie në Vlorë, ku shërbeu deri në 1932. Në Janar të atij viti u dërgua për specializim në Paris për luftën kundër tuberkulozit. Pas kthimit punoi në Spitalin Civil të Tiranës. Ai u dënua me 5 vjet burg për pjesmarrjen në Kryengritjen e Fierit, por u lirua vetëm pas 3 muajsh nga Mbreti Zogu I dhe vazhdoi punën në Spitalin e Tiranës. Vdiq në moshën 50 vjeçare nga një atak në zemër, më 5 Shkurt 1938.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Nëntor 1902, hapet shkolla e natës për mërgimtarët tanë në Bullgari
-
22 Nëntor 1913, botohet Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipërisë
-
22 Nëntor 1908, përfundoi punimet Kongresi i Manastirit
-
22 Nëntor 1923, numri i parë i gazetës politike Xhoka
-
22 Nëntor 1927, nënshkruhet Pakti i Dytë i Tiranës