Në Teatrin e Operas dhe të Baletit në Tiranë, më 5 Shkurt 1978, u dha premiera e operetës “Karnavalet” me muzikë të Avni Mulës dhe libret të Lugj Gurakuqit, sipas motiveve të komedisë “Karnavalet e Korçës” të Spiro Çomorës. Opereta “Karnavalet” e pasuroi repertorin e Teatrit të Operas dhe Baletit me një vepër që u pëlqye dhe pati jehonë pozitive në publik dhe media. Kinostudioja “Shqipëria e re” e ktheu atë në një kinokomedi muzikore.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Janar 1828, lindi Elena Gjika, grua e ndritur e Rilindjes
-
22 Janar 1788, lindi Bajroni, poet anglez e mik i shqiptarëve
-
22 Janar 1914, Qeveria e Ismail Qemalit dha dorëheqjen
-
22 Janar 1919, Shqipëria shpallet zonë lufte nga Komanda italiane
-
22 Janar 1949, lindi Fran Camaj, gazetar shqiptar në Mal të Zi