Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

6 Janar 1907, u themelua shoqëria “Besa-Besë”

Më 6 Janar 1907, në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u themelua shoqëria patriotike “Besa-Besë”. Kryetar i saj u zgjodh Fan Noli, nënkryetar Goni Katundi dhe sekretar Nini Fani Katundi. Shoqëria zhvilloi një veprimtari të dendur patriotike dhe kulturore në radhët e mërgimtarëve shqiptarë. Ajo botoi gazetën “Dielli” dhe në vitin 1912, duke u bashkuar me shoqatat e tjera patriotike, krijoi Federatën Panshqiptare “Vatra”, që shpesh është quajtur edhe si Qeveri Shqiptare në mërgim.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version