Poeti, pedagogu e studiuesi Dhori Qiriazi, u lind në fshatin Lëngëzë të Kolonjës më 6 Janar 1933. Shkollën 7 vjeçare e mbaroi në vendlindje, të mesmen në gjimnazin “28 Nëntori” të Shkodrës dhe në vitin 1958 u diplomua në Fakultetin e Histori-Filologjisë. Në Shtator të atij viti filloi mësimdhënien në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” të Ersekës dhe më pas për shtatë vjet dha mësim në shkollat shtatëvjeçare të fshatrave Mollas e Boshanj, duke edukuar breza të tërë nxënësish. Krijimtarinë letrare Dhori Qiriazi e ka filluar që në bankat e shkollës. Përmbledhja e parë poetike “Kur zemra rreh së pari” doli nga shtypi në vitin 1958. Disa nga vargjet e këtij libri u përkthyen në italisht nga Ernest Koliqi. Në shtypin tonë ndeshen edhe mjaft shkrime studimore të Dhori Qiriazit. Penës së tij i përkasin edhe shkrime si “Dhimitër Kamarda” dhe “Krishtërimi në Shqipëri”. Ai është dalluar edhe në fushën e shqipërimit, me përkthimin e Robert Bërnsit, Bajronit, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Nëntor 1466, Kritobuli nga Imbros konfirmon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan
-
23 Nëntor 1843, lindi folkloristi arbëresh Bernard Bilota
-
23 Nëntor 1880, Dervish Pasha i dorëzon Ulqinin Malit të Zi
-
23 Nëntor 1919, themelohet Shoqëria Patriotike “Vllazëria”
-
23 Nëntor 1921, botohet numri i parë i revistës “Studenti”