Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

6 Nëntor 1891, lind Tefik Mborja

Tefik Mborja

Në kryeqytetin e Korçës, më 6 Nëntor 1891, u lind Tefik Mborja. Mësimet e para i mori në shkollën turke të vendlindjes, kurse të lartat i kreu në Stamboll, u diplomua për drejtësi. Doktoraturën e mbrojti në Fakultetin Juridik të Universitetit të Romës. Në vitin 1921, u zgjodh deputet i Korçës në Parlamentin Shqiptar. Po atë vit, u dërgua si përfaqësues diplomatik i Shqipërisë në Romë, ku shërbeu deri në vitin 1925. Gjatë viteve 1925-1928, jetoi si emigrant në Itali. Më 1928, u kthye në Tiranë dhe u emërua drejtor, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe njëherësh u zgjodh deputet në parlament. Pas pushtimit të Shqipërisë nga ushtria italiane, me krijimin partisë fashiste shqiptare, u emërua sekretar i saj.

Referencat:

Biblioteka dhe arkiva e QMKSH

Exit mobile version