Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

6 Prill 1260, u pikturua në Apolloni portreti laik i Mihal Paleologut

Në fasadën e kishës së Apollonisë, në Prill të vitit 1260, është pikturuar portreti familjar Mihal  Paleologut, një afresk i rrallë i perandorit bizantin, me vlera të mëdha artistike dhe historike. Duket se Paleologu, që kishte ardhur në viset shqiptare për të udhëhequr luftrat kundër anzhuinëve, është njëkohësisht edhe ktitor, siç quheshin në atë kohë sponsorët e këtij afresku, apo i zbukurimit të faltores në tërësi. Afresku ka rëndësi, se është një nga veprat e para të artit mesjetar në vendin tonë, që pasqyron figura laike të një rangu kaq të lartë. Ai është dhe një fakt më shumë, për vërtetimin e hipotezës mbi prejardhjen shqiptare të perandorit dhe dinastisë së Paleologëve në tërësi.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version