Në Qershor të vitit 1795, Karamahmut Pashë Bushatlliu, në krye të një ushtrie të madhe, rrethoi dhe mori Prizrenin. Kështu Dibra u bashkua me Pashallëkun e Shkodrës. Por në pranverë të vitit që pasoi, bejlerët dibranë, u ngritën kundër Karamahmutit dhe dëbuan nipin e tij, që e kishte vënë në krye të vendit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare