Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

6 Qershor 1920, gazeta “Drita” shkruan” të gjitha vendet, veç Llogarasë, ranë në sulmet trimërore të shqiptarëve”

Për zhvillimin e ngjarjeve në Epopenë e madhe të Vlorës, po sjellim nië fragment nga korespondenca e botuar në numërin 11 të gazetës “Drita” të Gjirokastrës, më 6 Qershor 1920, “të gjitha vendet, veç Llogarasë.., shkruan gazeta, ranë në sulmet trimërore të shqiptarëve. Në të gjitha këto luftra italianët, dhanë afro 700 të vrarë, në mes të të cilëve edhe gjeneral Goti, kolonel Kavalo dhe mjaft oficerë; afro 1000 të plagosur, në mes të të cilëve edhe kolonel Kalmini dhe më se 1500 veta ranë robër, nga të cilët lart nga 200 veta oficerë. Ranë në duart e shqiptarëve 9 topa, më se 50 mitraloza, afro 1000 kuaj, një sasi e panumërueshme dhe e paçmueshme, material spitalor e municione dhe me qindra makina na telefonash”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version