Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

6 Shkurt 1454, Venediku udhëzon rektorët e vet: “grumbullohuni atje ku thotë Skënderbeu”

Në një vendim të Senatit të Venedikut të datës 6 Shkurt 1454, flitet për një ekspeditë të re të stuhive osmane kundër Shqipërisë dhe për thirrjen që i bën Gjergj Kastrioti Skënderbeu Republikës së Shën Markut për të bashkuar forcat në mënyrë që të përballohet furia osmane. Senati i sheh të drejtë strategjinë e kryetrimit shqiptar dhe udhëzon rektorët venedikas në qytetet dhe tokat arbërore të bashkepunojnë me “të madhërishmin Skënderbe, dhe të grumbullohen atje ku ti duket atij më e përshtatshme”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version