Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

6 Shtator 1970, Dhimtër Berati, pedagog, diplomat, u shua në një aksident rrugor

Dhimitër Berati

Si pasojë, e një aksidenti automobilistik, më 6 Shtator 1970, vdiq në Romë juristi , pedagogu, gazetari, dhe diplomati Dhimitër Berati. U diplomua në Fakultetin e Shkencave Politiko-Administrative në Bukuresht dhe diplomën e dytë e mori në Fakultetin e Drejtësisë. Më 28 Nëntor 1912, firmosi Aktin e Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, drejtoi gazetën e parë zyrtare “Përlindja e Shqipërisë”, si dhe administroi spitalet që ndodheshin në vartësi të Qeverisë së Vlorës. Duke filluar nga viti 1922 hyri në Shërbimin e Jashtëm të Shqipërisë dhe kreu detyra të tjera të larta qeveritare.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version