Mërgimtarët shqiptarë në kryeqytetin Rumun, Bukuresht, botuan më 7 Gusht 1888, numërin e parë të gazetës “Shqiptari”, organ i shqërisë “Drita”. Gazeta ishte javore dhe kishte pleqësinë e saj. Gazeta delte në gjuhën shqipe dhe rumune. – Me anë të radiogramit, më 7 Gusht 1935, Legata Shqiptare në Paris, i kërkoi Ministrisë së Jashtme, një studim mbi muzikën popullore shqiptare, për t’a botuar në enciklopedinë ”Musique et Chanson Populaire” (Muzikë e këngë popullore). Kërkesa mbeti pa përgjigje, por vetë radiogrami dëshmon për interesin, që tregonte bota për kulturën tonë të lashtë dhe origjinale.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare