Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

7 Maj 1485, u laurua për filozofi Nikollë Leonik Tomeu, apo siç quhej shpesh dhe Epirioti

Më 7 Maj 1485, u laurua për filozofi Nikollë Leonik Tomeu, apo siç quhej shpesh dhe Epirioti, një ndër humanistët më të shquar që ka nxjerrë vendi ynë. Ai u lind në Venedik, në vitin 1456, në një familje që kishte mërguar nga Durrësi. Në veprat që ka lënë, e përmend me krenari prejardhjen shqiptare. Në vitet 1504- 1531, ishte një ndër intelektualët më të njohur të Venedikut dhe drejtues i shoqërisë, “Shkolla e Shqiptarëve”, qëndër e kulturës shqiptare në mërgim. Më 1497, Nikolla u emërua profesor dhe titullar i katedrës së filozofisë në Universitetin e Padovës, ku pati si student dhe Nikolla Kopernikun, një ndër astronomët më të mëdhenj të Mesjetës. Si poliglot dhe njohës i mirë i kulturës antike dhe të kohës, Tomeu ka lënë një seri veprash si, “Dhjetë dialogët”, “Aristoteli, historia e jetës dhe veprave”, studime historike dhe filozofike. Humanisti shqiptar, ishte materialist dhe veprat e tij u dogjën nga inkuizicioni.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version