Sot përkujtohet veprimtari i shquar i lëvizjes kombëtare dhe demokratike, “Mësuesi i Popullit”, Jani Minga. Pas diplomimit në Athinë, filloi të japë mësim dhe në shkollat greke, duke u mësuar nxënësve fshehurazi gjuhën shqipe. Ishte nismëtar i hapjes së shkollës së parë shqipe dhe klubit “Labëria”, në Vlorë, më 1908. Dy vite më vonë, hapi në Kaninë, shkollën shqipe dhe në nëntor 1912, ishte delegat në Kuvendin e Vlorës. Për veprimtari patriotike u internua nga italianët, më 1920. Në vitet 20-të, luftoi për një shkollë kombëtare laike, për një shoqëri dhe shtet demokratik. Ka lënë disa tekste mësimore, me vlera të mëdha për kohën. Jani Minga, nuk u pajtua me regjimin e Zogut, e kundërshtoi pushtimin fashist dhe nazist dhe u ndoq dhe u persekutua familjarisht. Dy djemtë e tij, gjetën vdekjen në kampet naziste të përqëndrimit. Vdiq më 7 Maj 1947.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 dhjetor 910, vdiq Shen Naumi.
-
23 Dhjetor 1880, “Qeveria e Përkohshme” e Prizrenit; nënpunës shqiptarë dhe armatosje
-
23 Dhjetor 1903, u lind në Korçë Naum Stralla, ekonomist e pedagog
-
23 Dhjetor 1912, Shteti Shqiptar lëshon kredencialin e parë diplomatik
-
23 Dhjetor 1919, vullnetarët e Kelmendit në luftën për të mbrojtur Shkodrën, zunë 243 robër