Në Zofingen të Zvicrës, më 7 Maj 1992, doli numri i parë i gazetës “Rilindja”, e Kosovës, që u ndalua nga ushtria serbe, në Prishtinë. Pas një viti, gazeta filloi të botohej edhe në Tiranë. Ishte e vetmja gazetë në gjuhën shqipe, që dilte në 4 botime të njëhershme ditore dhe shpërndahej kudo, ku kishte shqiptarë. Ajo botohej edhe në Frankfurt të Gjermanisë, kurse në Prishtinë, dilte nën titullin “Bujku”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate