Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

7 Nëntor 1594, Kuvendi i Shën Mërisë mbledh krerët e Matit

Krerët e Matit

Krerët kryengritës të krahinës së Matit, më 7 Nëntor 1594, u mblodhën në Kuvendin e Shën Mërisë, për të organizuar dhe drejtuar luftën çlirimtare kundër sundimit osman. Ndër nismëtarët dhe drejtuesit e këtij kuvendi ishte Tomë Plezha, kalorës dhe kapedan në ushtrinë e Venedikut. I angazhuar për çështjen kombëtare, ai bashkë me Mark Gjinin, shkuan deri në Romë, për të tërhequr vëmendjen e Perëndimit dhe për të kërkuar ndihmat e tij për luftën antiosmane.

Referencat:

Biblioteka dhe arkiva e QMKSH

Exit mobile version