Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

7 Nëntor 1922, u lind Androki Kostallari

Androki Kostallari

Gjuhëtari, leksikologu dhe akademiku  Androki Kostallari, u lind më 7 Nëntor 1922. Arsimin e lartë e ndoqi në Universitetin e Moskës dhe u diplomua për filologji. Po atje fitoi titullin “Kandidat i Shkencave”. Pas studimeve, punoi në Institutin e Shkencave dhe me krijimin e institutit të Gjuhësisë dhe Historisë, për shumë vite ishte drejtor i tij. Është ndër themeluesit e Akademisë së Shkencave, anëtar i saj dhe i Presidiumit të Akademisë. Ai gëzonte dhe titullin “Honoris Causa”, të Universitetit të Stokholmit, “Mësues i Popullit”, “Profesor”, dy herë laurat i çmimit të Republikës, etj. Ka lënë një seri veprash e studime shkencore me vlera për gjuhësinë dhe shkencën tonë.

Referencat:

Biblioteka dhe arkiva e QMKSH

Exit mobile version