Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

7 Prill 1881, lindi në Çamëri shqiptari Hasan Tahsini, dijetari më i madh i Stambollit

Në Ninat, fshat i Filatit në Çamëri, më 7 Prill 1811, u lind Hasan Tahsini, intelektuali më i përgatitur në kryeqytetin turk, siç e pat cilësuar vetë inteligjenca osmane. Ja disa nga fjalët dhe vlerësimet e enciklopedistit shqiptar Sami Frashëri, botuar në revistën “Hafta” (Java) më 1881; “Hasan Tahsini, shkruan ai, gjithë jetën ja kushtoi shkencës dhe diturisë. Për t’u bërë i dobishëm për njerëzit, ai, vazhdoi me këmbëngulje rrugën e diktuar nga proverbi..: “kërkoje diturinë kudo që të jetë, qysh nga djepi e gjer në varr”. Librat i mbante gjithmonë në duar, ai jetoi mes tyre dhe aparateve mekanike e teknike. Zotëronte fare bukur dijenitë islamike, gjuhët turqisht, persisht, arabisht, shqip e frëngjisht. Ishte me të vërtetë një shkencëtar i rrallë. Gëzonte aftësinë poetike, letrare, ligjëronte fare bukur. Ka shumë njerëz si unë, që mund të dëshmojnë përsosurinë njerëzore e shkencore të Hoxhë Tahsinit”, e përfundon artikullin e tij Sami Frashëri.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version