Mujo Ulqinaku, ishte ndër luftëtarët e parë, që i bëri qëndresë agresorëve fashistë, më 7 Prill 1939; ndonëse të tradhëtuar dhe të sabotuar nga qeveria e Zogut, ata luftuan deri në pikën e fundit të gjakut për lirinë e Atdheut. Mujo u lind, më 1896, në një familje detari në Ulqin. Punoi që i vogël detar në Shkodër e Durrës. Atë të premte të zezë, ishte vetëm nënoficer në marinën luftarake. Ai u vu në krye të detarëve patriotë dhe vullnetarëve dhe organizoi qëndresën në Portin e Durrësit. Ndonëse ishte një luftë krejtësisht e pabarabartë, ata qëndruan deri në fund si heronj dhe dhanë jetën për lirinë e vendit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Janar 1828, lindi Elena Gjika, grua e ndritur e Rilindjes
-
22 Janar 1788, lindi Bajroni, poet anglez e mik i shqiptarëve
-
22 Janar 1914, Qeveria e Ismail Qemalit dha dorëheqjen
-
22 Janar 1919, Shqipëria shpallet zonë lufte nga Komanda italiane
-
22 Janar 1949, lindi Fran Camaj, gazetar shqiptar në Mal të Zi