Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

7 Qershor 1594, u mblodh Kuvendi i Përgjithshëm i Shqipërisë, për hartimin e projektit të kryengritjes dhe çlirimit të vendit

Në Manastirin e Shën Mërisë në Mat, më 7 Qershor 1594, u mblodh Kuvendi i Përgjithshëm i Shqipërisë, për hartimin e projektit të kryengritjes dhe çlirimit të vendit. Në kuvend, morën pjesë edhe përkrahësit e marrëveshjes me Republikën e Venedikut. Kuvendi, u shpreh për kryengritjen e përgjithshme, kalorësve Tom Plezha dhe Mark Gjini, që ishin në shërbim të Venedikut, iu ngarkua detyra që, së bashku me Peshkopin Nikollë Mekajshi, të hynin në bisedime me Papatin për bashkëpunim në zbatimin e projektit të kryengritjes.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version